Pranga dy vëllezërve; hynë në banesën e një gruaje dhe vodhen me dhunë para dhe sende me vlerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy vëllezer u vunë në pranga nga policia e Dibrës pasi akuzohen se kanë vjedhur me dhunë para dhe sende personale në banesën e një shtetaseje.

 

Pas marrjes së njoftimit se 2 persona të paidentifikuar kishin hyrë në banesën e një shtetaseje, në fshatin Pejkë dhe i kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash dhe sende personale (varëse dhe orë), menjëherë uniformat blu kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre, në kuadër të operacionit policor të koduar “Goods”.

 

Advertisement

Policia prangosi shtetasit F. M., 25 vjeç dhe A. M., 27 vjeç, (vëllezër) banues në fshatin Pejkë, Maqellarë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy