Pranga ekzekutorëve të Bejtjas, një nga të arrestuarit kushëri i krahut të djathtë të Ervis Martinajt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pranga ekzekutorëve të Bejtjas, një nga të arrestuarit kushëri i krahut të djathtë të Ervis Martinajt

Zbardhet vrasja në Larushk të Fushë-Krujës, ku e ekzekutua me breshëri plumbash në oborrin e shtëpisë së tij 43-vjeçari Gentian Bejtja.

Policia e Tiranës, konkretisht Drejtoria e Krimeve të Rënda, ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë duke arrestuar dy nga autorët, Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari.

Vizion Plus mëson se asnjëri prej të arrestuarve nga policia nuk janë treguar bashkëpunues me hetuesit. Ata nuk kanë pranuar të japin detaje të personave të tjerë të përfshirë.

Makina e autorëve pasi është identifikuar nga kamerat e sigurisë është gjurmuar nga hetuesit në afërsi të zonës së Lundrës në një lavash, ku Haxhiu e ka dërguar për tu larë por është ndërhyrë dhe është arrestuar.

Advertisement

Sakaq, njëri prej të arrestuarve për ekzekutimin e Bejtjas, konkretisht Ilir Beqaraj, rezulton të jetë kushëriri i Ylli Brahimit, krahu i djathtë i Ervis Martinajt, i zhdukur që prej gushtit 2022.

Ylli Brahimi është përfolur shpesh si krahu i djathtë dhe një prej personave më të besuar të Martinajt. Ai nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2003, ai ishte dënuar për trafik droge, ndërsa u ka shpëtuar edhe dy atentateve më parë.

Atentatet ndaj Ylli Brahimit

Më 14 janar 2021, Ylli Brahimi i ka shpëtuar një atentati në qendër të Milotit. Ai ka qenë duke ecur i shoqëruar nga dy persona, kur 2 persona me motor qëllojnë me armë në drejtim të tij. Ylli Brahimi mbeti i plagosur nga ky atentat.

Advertisement

Më 22 korrik 2022, Ylli Brahimi i shpëtoi sërish një atentati, por u vra Klisman Preçi. Të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar, kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy