Preken nga ligji i dekriminalizimit? KQZ dërgon për hetim 3 kandidatë të zgjedhjeve vendore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Preken nga ligji i dekriminalizimit? KQZ dërgon për hetim 3 kandidatë të zgjedhjeve vendore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar në prokurori emrat e tre kandidatëve për zgjedhjet e 14 majit, për të cilët partitë politike kanë pretenduar se preken nga ligji i dekriminalizmit.

 

Kreshnik Hajdari për Bashkinë Kuçove, Rezart Tusha për Bashkinë Shijak nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Qerim Ismailajn për Bashkinë Mallakastër.

 

Advertisement

Ky i fundit është dënuar nga GJKKO me 6 muaj burg, të cilat janë konvertuar me 40 orë pune publike. Ai është akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.

 

Të tre kandidatët do të hetohen nga prokuroria dhe deri në fjalës e saj të fundit do të jenë ende në garë për zgjedhjet e 14 majit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy