Bëni Like Struga.info në Facebook


Prenotime në hotelet me 5 yje/ Kumbaro: Presim një sezon të suksesshëm turistik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prenotime në hotelet me 5 yje/ Kumbaro: Presim një sezon të suksesshëm turistik

Pritshmëritë e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për sezonin veror të këtij viti janë shumë të mëdha.

 

Ndërsa renditi prioritetet e 2023-it, ministrja Mirela Kumbaro bëri të ditur se që këtë muaj, ka prenotime masive, sidomos në strukturat e reja akomoduese me 5 yje.

 

Advertisement

MIRELA KUMBARO

 

MINISTRE E TURIZMIT DHE MJEDISIT

 

Advertisement

Në punën tonë për të plotësiar regjistrin e kategorizimit të strukturave akomoduese kemi mbërritur ne 1482 të tilla. Unë prap përfitoj për ti nxitur strukturat akomoduese qoftë dhe private të përfitojnë dhe të regjistrohen në ministrinë tonë. Vetëm gjatë vitit 2022 janë regjistruar 4 struktura akomoduese me 5 yje. Për tju dhënë një shembull Melia Hotel që sapo ka përfunduar në Gjirin e Lalzit rezulton i ka të rezervuara që tani për të gjithë sezonin 2023. Janë mbi 500 dhoma që janë rezervuara.

 

Promovimi i potencialeve turistike në mediat ndërkombëtare mbetet prioritet, e po ashtu edhe shtimi i numrit të turistëve përmes planeve të menaxhimit.

 

Advertisement

MIRELA KUMBARO

 

MINISTRE E TURIZMIT DHE MJEDISIT

 

Advertisement

Promovimi ka qenë shumë i madh këtë vit kemi pasur gjatë gjithë periudhës së sezonit çdo javë të paktën 1 artikull në javë më mediat më të ëëdha që nga BBC, CNN,New York Times. Që nga data 1 janar kemi cdo ditë një shkrim promovues që e nxjerr shqipërinë si destinacionin e privilegjuar. Madje këtë fundjavë një emision nga më të famshmit në botë që arrin të mbledh rreth 500 milion shikues do ketë një edicion të dedikuar të shtunën dhe të dielën në BBC world news.

 

Kumbaro u ndal edhe tek forcimi i sigurisë në vijën bregdetare, ndërsa nënvizoi rritjen me 30% të plazheve publike në çdo bashki si dhe shtimin e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy