Presidenti Begaj bën apel për dialog/ “Kosova dhe Serbia të angazhohen për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti Begaj bën apel për dialog/ “Kosova dhe Serbia të angazhohen për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë shtetërore në Azerbajzhan ku u prit nga homologu i tij Ilham Aliyev.

 

Pas ceremonisë zyrtare të pritjes, dy presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë, i cili u pasua më tej nga një takim i delegacioneve.Të dy krerët e shteteve mbajtën gjtihashtu një konferencë për mediat ku presidenti Begaj u ndal te situata e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Advertisement

BAJRAM BEGAJ

 

PRESIDENT I SHQIPËRISË

 

Advertisement

“Kosova dhe Serbia janë palë negociuese për zgjidhjen e çdo mosmarrëveshjeje dhe të ndërtimit të një fryme të re bashkëpunimi mes njëra-tjetrës. Respektimi i marrëveshjeve të dakordësuara nga palët si mes tyre dhe në forumet ndërkombëtare, duhet të jenë pika orientimi drejt paqes së qëndrueshme.”

 

Ndërmarrja e hapave të shpejtë në kuadrin e gazifikimit të Shqipërisë ishte gjithashtu pjesë e bisedës së dy presidentëve.

 

Advertisement

“Shqipëria një vend tranzit i gazit është tashmë një realitet; Shqipëria një vend përfitues i transmetimit të gazit është një objektiv, për realizimin e të cilit vendi ynë angazhohet të thellojë edhe më tej bashkëpunimin”

 

Kreu i Shtetit nënvizoi se Shqipëria mirëpret vëmendjen e shtuar të Azerbajxhanit në zhvillimin e projekteve rajonale të energjisë, që do të afronte edhe më tej vendet e Ballkanit Perëndimor, teksa në të njëjtën kohë do të forconte edhe pozitat e tyre energjetike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy