Presidenti Begaj pret Ursula von der Leyen: Shqipëria është e vendosur për të vijuar me agjendën evropiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti Begaj pret Ursula von der Leyen: Shqipëria është e vendosur për të vijuar me agjendën evropiane

Presidenti i vendit, Bajram Begaj priti këtë të enjte Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

 

 

 

Advertisement

Përkushtimi i Shqipërisë ndaj vlerave të Bashkimit Europian, vendosmëria për zbatimin e ligjit, investimet në infrastrukturë dhe paketa e mbështetjes energjitike ishin temat kryesore të takimit.

 

 

 

Advertisement

 

 

 

“E konsideroj vizitën e Presidentes së KE-së në Shqipëri si një mesazh të fortë dhe inkurajues në këto momente kërcënimesh e sfidash për paqen dhe sigurinë, që kanë ndikim edhe në Ballkanin Perëndimor.

Advertisement

 

 

 

Investimet domethënëse në sektorët kyç të ekonomisë si infrastruktura dhe energjia garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm të Shqipërisë dhe rajonit duke ndihmuar në arritjen e standardeve për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Advertisement

 

 

 

Shqipëria është e vendosur për të vijuar me agjendën evropiane dhe objektivi i saj për integrimin në BE është i pandryshueshëm. Raporti i Progresit për Shqipërinë është një udhërrëfyes i paanshëm dhe i nxit të gjitha institucionet shqiptare të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme, transparente dhe gjithëpërfshirëse.

Advertisement

 

 

 

Përshëndes vlerësimin e Komisionit Evropian dhe të zonjës Von der Leyen se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara per liberalizimin e vizave për shtetasit e saj dhe e konsideroj realizimin sa më parë të këtij angazhimi nga ana e BE-së si një hap tjetër të rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.”- shkruan Presidenti Begaj.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy