Presidenti Begaj takon Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti Begaj takon Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, zhvilloi një takim dypalësh me homologun e tij, Presidentin e Kroacisë Zoran Milanoviç.

 

Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të partneritetit strategjik midis dy vendeve, duke nënvizuar se kjo marrëdhënie e shëndoshë e miqësore, e cila sapo kremtoi 30-vjetorin e vendosje së marrëdhënieve diplomatike, është gjithashtu në interesin më të mirë të rajonit.

 

Advertisement

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe donacionet kroate për përballimin e dëmeve të tërmetit të nëntorit 2019, si dhe për vaksinimin e popullsisë gjatë periudhës së pandemisë covid-19.

 

Presidenti i Republikës vlerësoi gjithashtu traditën mikpritëse kroate për shqiptarët, si dhe hapësirat dhe mbështetjen që i është dhënë, si komunitetit të vjetër shqiptar të Arbanasve, ashtu edhe atyre të rinj, për të ruajtur traditat, kulturën e gjuhën amtare, por edhe për t’u integruar sa më mirë në jetën sociale e politike të Kroacisë.

 

Advertisement

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën gjithashtu në zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale në Bosnje-Hercegovinë, dialogun Kosovë-Serbi, si dhe procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy