Presidenti çek u kërkon falje serbëve për bombardimet gjatë luftës së Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti çek u kërkon falje serbëve për bombardimet gjatë luftës së Kosovës

Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman, u kërkoi falje serbëve për bombardimet e kryera nga NATO në vitin 1999, gjatë luftës së Kosovës.

Zeman e bëri këtë deklaratë gjatë vizitës së tij në Beograd, ku u prit fillimisht nga homologu Aleksander Vuçiç.

Presidenti çek tha se vendi i tij dhe Serbia kanë qenë tradicionalisht vende mike, por kjo miqësi u tradhtua përgjatë historisë.

“Serbia na ka mbështetur dhe ne e bombarduam. Më lejoni të them menjëherë se unë kërkoj falje për bombardimin e RFJ-së.

Advertisement

Ishte një gabim. Si burrë, do t’i kërkoja popullit serb të na falte. Më ka shqetësuar për një kohë të gjatë kjo gjë”, citohet Zeman nga B92.

Zeman tha se në vitin 1999, Republika Çeke ishte anëtare e re e NATO-s dhe po kërkonte një mënyrë për të parandaluar bombardimet e NATO-s, por nuk kishte mbështetje.

“Ne kërkuam dëshpërimisht të paktën një vend që të ishte kundër bombardimeve, por mbetëm vetëm.

Megjithatë, mbetet mungesë guximi.

Advertisement

Tani që e thashë këtë dhe u lehtësova, më lejoni të kaloj te ajo për të cilën kemi biseduar”, tha Zeman.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy