“Presidenti i ri duhet të jetë mbi palët”/ Gjiknuri: Të gatshëm të ulemi me PD për “Zgjedhoren”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Presidenti i ri duhet të jetë mbi palët”/ Gjiknuri: Të gatshëm të ulemi me PD për “Zgjedhoren”

Në një konferencë me gazetarët, sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, shprehet se në krye të shtetit duhet të vijë dikush që është mbi palët dhe që nuk ka si qëllim ta kthejë Presidencën në një laborator për interesa personale.

 

“Ne synojmë të kemi një president që di të qëndrojë mbi palët. Të jetë një figurë që nuk ka interesa politike kur shkon në atë zyrë. Ne këtë do të synojmë. Për ne nuk ka rëndësi përkatësia e kaluar politike, bindjet e majta apo djathta sesa karakteri i tij dhe sa do të dijë ai të ushtrojë detyrën shumë në ndryshe se c’bëri presidenti i fundit që është aktualisht në detyrë. Ne do donim të ishte një emër që të ketë mbështetje nga të gjitha grupet parlamentare, ky grup do synojë që emrat të caktuar që mund të dalin apo që mund të kenë mbështetje të grupimeve të caktuar të deputetëve me firma, do kemi mundësi të identifikojmë kandidaturën e përshtatshme.”

 

Advertisement

Ai bëri me dije se në Kongresin e 9 prillit do të miratohet statuti i ri i PS-së, dhe se pas mbajtjes së kongresit do të nisë puna për rizgjedhjen e të gjithë kryetarëve të degëve të PS në të gjitha qytetet.

 

Më tej, ai theksoi se PS është e gatshme të ulet në tryezë me opozitën për të biseduar lidhur me punën e dy komisioneve të posaçme parlamentare, atij për reformën zgjedhore dhe atë administrative-territoriale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy