Presidenti i ri/ Ironia e Ramës: Do flasim me copat e çikat e mundshme në atë Kuvend

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti i ri/ Ironia e Ramës: Do flasim me copat e çikat e mundshme në atë Kuvend

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat, deklaroi se do të komunikojë me opozitën mbi emrin e Presidentit të ri.

 

“Do të kemi mundësi të komunikojmë me copat e çikat e mundshme në atë Kuvend. Do të komunikojmë me të gjitha copat që përfaqësojnë të gjallët”, u shpreh kreu i qeverisë.

 

Advertisement

Po ashtu, kreu i qeverisë u ndal edhe në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, për të cilën tha se është në pritje të zgjidhjes së vetos Bullgari-Maqedoni e Veriut.

 

“Ne do të presim vendimmarrjen e Këshillit Evropian shumë njerëz shpresojnë që këtë herë do të ndodhi ajo që duhet të kishte ndodhur prej disa vitesh tanimë dhe që Bullgaria ta heqë Veton. Unë s’jam aq optimist. Unë e përsëris, çështja e datave, është çështja e tyre jo e jona. Çështja jonë është që ne të jemi të gatshëm që ky vend të kthehet në një vend të standardit Evropian. Data kur hyjmë në integrim e kanë ata. Këtë e mësuam nga zhgënjimet, sepse na gënjyen disa herë dhe tani s’jemi të predispozuar që të gënjehemi. Në momentin që kjo do të ndodhë do të ndryshojmë kursin komplet. Do të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut dhe do e kërkojmë me çdo qeveri të BE, me Brukselin e të gjithë. Shqipëria s’mund të presë që të zgjedhin një sherr mes tyre dy komshinj fqinj, me të cilët kemi marrëdhënie të mira. Kursi i politikës sonë do të ndryshojë plotësisht”, tha Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy