Presidentja Vjosa Osmani kërkon ndihmën e Shqipërisë: Jemi një familje, bëhuni zëri i Kosovës në instancat ndërkombëtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidentja Vjosa Osmani kërkon ndihmën e Shqipërisë: Jemi një familje, bëhuni zëri i Kosovës në instancat ndërkombëtare

Në të parën vizitë zyrtare në Tiranë pas tensioneve të krijuara mes Shqipërisë dhe Kosovës, presidentja Vjosa Osmani kërkoi ndihmën e vendit tonë për të përballuar agresionin e Serbisë dhe për t’i dhënë një zgjidhje afatgjatë situatës.

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTE E KOSOVES  

Advertisement

 

“Kemi nevojë për mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë, të jetë zëri ynë në të gjitha instancat ndërkombëtare. Synimi ynë mbetet anëtarësimi në NATO, BE dhe organizatat e tjera. Kryefjala e vizitës time është bashkërendimi për një strategji dhe veprim të unifikuar të politikës së jashtme. Shteti i Kosovës, sikundër edhe Shqipëria, e kanë të qartë drejtimin proatlantik. Jemi në krah të SHBA, të BE dhe vendeve demokratike jo vetëm për zhvillimet në rajon, por edhe në të gjithë kontinentin. Jemi të vendosur për të kontribuuar në funksion të paqes dhe stabilitetit.”

 

Pavarësisht përplasjeve në distancë mes dy krerëve të qeverive, Edi Ramës e Albin Kurtit, Vjosa Osmani i konsideroi marrëdhënie të shkëlqyera ato mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe, së bashku me Begajn, bënë thirrje që momentet e pakëndshme të tejkalohen.

Advertisement

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTE E KOSOVES         

 

Advertisement

“Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, marrëdhënie mes motrash sepse është marrëdhënia më e sinqertë. Mund të fuqizohen edhe më tej, do të rrisin koordinimin mes nesh sepse është në interes të të dy shteteve dhe të paqes e integritetit për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Nëse ndonjëherë kemi dallim në strategji, të ulemi dhe të flasim sepse një familje jemi, duke pasur parasysh interesin e përbashkët. Edhe ndonjë moment i vogël, i pakëndshëm tejkalohet.”

 

BAJRAM BEGAJ

PRESIDENT I SHQIPERISE

Advertisement

“Nuk kanë rëndësi mosmarrëveshjet e momentit. Vizita sot tregon që jemi bashkë për çështje të rëndësishme të interesit ndërshtetëror, rrugëtimi ynë është me një kah, është  sigurt, është i ndryshëm nga Serbia, nuk mund të mendojmë më që jemi në Lindje.”

 

Në konferencën e përbashkët pas takimit, Begaj veçoi si detyrën kryesore të Shqipërisë të lobojë në nivel ndërkombëtar për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

 

Advertisement

BAJRAM BEGAJ

PRESIDENT I SHQIPERISE

 

“Për njohjen e Kosovës, ramë dakord që është i nevojshëm një bashkëpunim dhe koordinim më i mirë mes institucioneve të dy vendeve. Mbajtja nga Shqipëria të vendit në Këshillin e Sigurimit të OKB, do të kthejë në fokus çështjen e njohjen e Kosovës.”

Advertisement

 

Vizita e Vjosa Osmanit në Tiranë vjen pas anulimit të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive dhe refuzimit të Albin Kurtit për t’u takuar me Edi Ramën prej qëndrimit të këtij të fundit për tensionet në veri.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy