Prestigjiozja “The Economist” artikull për transformimin e Piramidës: “Kur të rihapet do ketë hyrë në epokën digjitale”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prestigjiozja “The Economist” artikull për transformimin e Piramidës: “Kur të rihapet do ketë hyrë në epokën digjitale”

Prestigjiozja britanike “The Economist” i ka kushtuar një artikull transformimit të Piramidës, e cila po shnderrohet në një hapësirë kushtuar teknologjise digjitale.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar artikullin në Tiwtter teksa shkruan: “I lumtur që shoh Piramidën te ‘The Economist’”.

 

Advertisement

Më poshte artikulli i “The Economist”:

Ne ndertesen me te famshme te Tiranes degjohen goditje të forta çekanesh, teksa punetoret diç po bejne ne maje te saj. Pas disa vitesh e braktisur, Piramida e Tiranes po restaurohet, per t’i dhene një qëllim të ri.

Diktatori Enver Hoxha ndërroi jetë 3 vjet para se Piramida të përfundonte në 1988. Por, asokohe simbolika e ishte e qartë: Enver Hoxha ishte faraoni shqiptar dhe Piramida – e projektuar nga e bija dhe dhëndri i tij – do te qendronte si monument i veprave te tij. Por, pas rënies së komunizmit në 1991, Piramida u mbyll.

Që prej asaj kohe, Piramida ka shërbyer për zhvillimin e panaireve të ndryshme, pastaj si disko e quajtur “Mumja” dhe si bazë e NATO-s gjatë luftës së Kosovës.

Advertisement

Ndërsa tani, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se, teksa historia ka nevoje te kujtohet, ndërtesa duhet të ketë një qëllim dhe kuptim të ri. Kur të rihapet, Piramida do ketë hyrë në epokën digjitale, duke u shndërruar në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit, që do të mirëpresë mijëra të rinj për të mësuar gjuhën e kodimit, robotikë, design dhe programim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy