Prezantimi i kandidates Emiriana Sako/ Gjiknuri: Durrësi nuk mund të bëhet betejë e njerëzve të humbur politikisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prezantimi i kandidates Emiriana Sako/ Gjiknuri: Durrësi nuk mund të bëhet betejë e njerëzve të humbur politikisht

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, prezantoi zyrtarisht kandidaten e Partisë Socialiste për kryetare të Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.

 

Gjiknuri u shpreh se Durrësi ka shansin e artë për t’u transformuar tërësisht dhe nuk mund të bëhet betejë e njerëzve të humbur politikisht.

 

Advertisement

“Unë e di që fitorja nuk kërcënohet nga kundërshtarët tanë, në luftë janë dy humbësa, njëri është humbës kronik, por që është ‘grata’ dhe tjetri që është i papëlqyeshëm nga faktori ndërkombëtar, nga SHBA, por njëkohësisht është një njeri që ju e dini shumë mirë historinë e tij politike, thjesht ata luftojnë për mbijetesën e tyre politike. Po pse do të përdoren qytetarët durrësak apo të bashkive të tjera se kush nga ata do të mbijetojë politikisht? Jo se kanë durrësakët këtë hall, durrësakët duan zhvillimin, se janë qytetarë nga natyra dhe duan zhvillimin, nuk janë tifozë politikë, nuk e fiton dot kollaj zemrën e Durrësit, përveçse me vepra konkrete dhe me sjellje konkrete”, u shpreh Gjiknuri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy