Primaret/ Berisha mbledh grupin parlametar: Ishin të përsosura, nuk mbajta anën e askujt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Primaret/ Berisha mbledh grupin parlametar: Ishin të përsosura, nuk mbajta anën e askujt

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar është shprehur se primaret kanë qenë një proces i sukseshëm edhe pse mund të ketë pasur problematika, por ato do të shërbejnë për të përmirësuar procesin në të ardhmen.

 

Ndër të tjera ai ka theksuar se ai vet dhe drejtuesit e tjerë nuk kanë mbajtur anën e askujt prej kandidatëve gjatë primareve.

 

Advertisement

Berisha tha se tashmë PD duhet të përballet me kundërashtarin më të egër të votës së lirë, Edi Ramën.

 

Duke thënë të shkëlqyer nuk mund të them dhe nuk pretendoj fare që këto të ishin primaret të përsosura. Këto ishin primare në të cilat morën pjesë më shumë se 200 kandidatura, në tërësi personalitete politike të PD, por edhe anëtarë të shquar të shoqërisë civile, edhe ekselenca shqiptare që jetojnë dhe punojnë në kryeqytete të Europës, Bruksel, Londër etj.

 

Advertisement

Në çdo lloj varianti që të analizosh, primaret janë forma në genuine, më institucionale, më e drejtë e hapjes së partisë. Në këto primare janë pranuar me vetëdeklarim apo propozim nga degët apo anëtarësia, të gjithë ata të cilët kanë plotësuar kriteret elementare për të marrë pjesë në garë.

 

Thashë dhe më sipër që nuk ishin këto të përsosura, por praktika e fituar me këto primare, problematik e dala janë një pasuri e çmuar për ne për ti përsosur ato në raundet e tjera të zgjedhjeve. Pra jo që të mos tërhiqemi prej tyre, por të bëjmë gjithçka që kjo praktikë të konsolidohet transparente, e ndershme, e barabartë për kandidatët.

 

Advertisement

Dua të ua them këtu, jemi në hapat e parë dhe normale ndjeshmëritë, por gradualisht anëtarët, simpatizantë e PD, duke lexuar për këtë proces do të gjejnë se lobimi ndonëse unë personalisht nuk e këshilloj dhe mbështes, por është absolutisht pjesë konstante e procesit.

 

E them këtë sepse secili që e merr përsipër që të garojë, duhet ta dijë se rivali i tij do të mund të mobilizojnë, persona, grupe, personalitet të partisë, jashtë partisë për të krijuar një impakt sa më pozitiv për kandidaturën e tij dhe për këtë duhet të mësohemi.
Sikur, persona, grupe interesi kanë të drejtën e tyre të lobojnë për kandidatin që duan. Por këto janë të parat. Natyrisht nuk besoj se kryetari i partisë duhet të lobojë, drejtuesit kryesorë të partisë duhet të lobojnë se kjo do ta cenonte barazinë dhe ju siguroj se në mënyrën më absolute, asnjë lloj anësimi në këtë garë nuk kam pasur dhe nuk ka pasur nga drejtuesit kryesorë të parties”, deklaroi ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy