Prishen ndërtimet pa leje në Durrës/ IKMT nis ndërhyrjen për të evituar përmbytjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prishen ndërtimet pa leje në Durrës/ IKMT nis ndërhyrjen për të evituar përmbytjet

Pas përmbytjeve të shumta në qarkun e Durrësit si pasojë e daljes së lumit Erzen nga shtrati, inspektorat i Mbrojtjes së Territorit ka nisur punën për pastrimin e kanaleve kulluese si dhe prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

 

Aksioni ka filluar në zonën e Katundit të ri dhe do të shtrihet edhe në Sukth dhe Shijak.

 

Advertisement

“ARDIAN HALILI – KREU I IKMT DURRËS

Të zhbllokojmë ndërhyrjet e paligjshme që janë në kanalin kullues. Për të bërë të mundur mospërmbytjen më të banesave. Do vazhdojmë me zonat emergjente dhe të gjitha akset ku do ndërhyjmë. Puna nuk do të ndërpritet.”

 

Ndërhyrjet erdhën një ditë pasi ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi inspektuan zonën.

Advertisement

 

Ndërkohë, burime nga Bashkia e Durrësit dhe ajo e Shijakut thanë se të gjithë banorët e dëmtuar nga përmbytjet do të dëmshpërblehen.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy