
Kryebashkiaku i pezulluar i Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në Gjykatën Kushtetuese, ku po shqyrtohet ankimimi i tij për shkarkimin nga detyra ka folur para trupës gjykuese.
Në fjalën e tij të parë publike pas 9 muajsh, Veliaj e cilësoi procesin ndaj tij si një “rrëmbim nga zyra e qytetarëve” dhe akuzoi institucionet për shkelje të të drejtave themelore dhe përçmim ndaj votës së popullit. Ai u bëri thirrje gjyqtarëve dhe opinionit publik për të “mbrojtur demokracinë që po vihet në provë”.
Veliaj: Faleminderit që më dhatë mundësinë të dëgjohem para jush dhe para shqipatarëve. Kam pritur 9 muaj për tu dëgjuar këto 9 minuta. Jam rrëmbyer nga zyra ku më kanë zgjedhur qytetarët dhe jam mbyllur në një qeli, me një regjim burgosje apo shoqërimi më të rëndë se sa vrajset. Kam sot më shumë policë se sa kam avokatë, kam përjetuar një periudhë të gjatë të mbushur me shkelje të të drejtave themelore por mbi të gjithë një periudhë denigrimi dhe një përpjekje për të heshtur zërin. Ky është një përçmim, një neveri ndaj votës, ndaj gjësë më të shtrenjtë. Është një përçmim ndaj fuqisë që populli i jep republikës për ta drejtuar në emër të tij. Nuk jam këtu për të mbrojtur veten, por për t’iu kërkuar një gjë të vetme, a mund ta mbrojmë së bashku demokracinë që po vihet në provë?/vizionplus.tv