Pritë para derës së shtëpisë/ Atentatori ekzekutoi 58-vjeçarin por “fali” gruan e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pritë para derës së shtëpisë/ Atentatori ekzekutoi 58-vjeçarin por “fali” gruan e tij

Ekzekutimi i një nate më parë i një shtetasi në fshatin Reç të Malësisë së Madhe ka ndodhur në sytë e gruas së tij.

 

Vizion Plus mëson se Sokol Çelaj 58 vjeç ka qënë duke lëvizur me një makinë tip Benz ML, kur është gjendur nën sulmin e plumbave.

 

Advertisement

Ngjarja ka ndodhur vetëm 50 metra përpara se Çelaj të futej në banesën e tij.

 

Gruaja e viktimes ka shpëtuar nga 8 plumbat që dolën nga arma e atentatorit. Ajo ka rrefyer se autori doli nga një zonë e pyllëzuar, iu bëri pritje dhe qëlloi në drejtim të tyre.

 

Advertisement

Familja Çela jetonte në Angli dhe kishte ardhur për pushimeve në vendlindje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy