Pritshmëritë për sezonin veror/ Bello: Synojmë një turizëm të qëndrueshëm, numri i vizitorëve të huaj është rritur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pritshmëritë për sezonin veror/ Bello: Synojmë një turizëm të qëndrueshëm, numri i vizitorëve të huaj është rritur

Javën që vjen, Shqipëria do të jetë në qendër të vëmendjes, pasi do të organizohet forumi më madh i turizmit në Tiranë. Në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit, ky event do të mbledhë mbi 300 pjesëmarrës nga 40 vende të botës, ku në fokus do të jetë e ardhmja e qëndrueshme e këtij sektori.

 

Zv.ministrja e Turizmit Vilma Bello në një intervistë për Vizion Plus me Roland Zilin dha më shumë detaje për këtë organizim.

 

Advertisement

Ajo tha se qëllimi është të shkohet drejt një turizmi të qëndrueshëm.

 

Panairi i Berlinit sipas saj, ka qenë një trampolinë për të thithur më shumë turistë, numri i të cilëve po vjen në rritje.

 

Advertisement

Së pari, perse do te kemi nje forum nderkombetar per turizmin te ketyre permasave ne Shqiperi?

 

Është një ngjarje e veccantë për turizmin shqiptar dhe jo vetëm. Është forumi më i madh i organizuar nga Ministria e Turizmit dhe qeveria dhe organizata botërore e turizmit. Sot flasim për një shqipqri tjetër, që do shkojë drejt një turizmi të qëndrueshëm. Edhe në mediat ndërkombëtare, u përcakktua se si është shpallur Shqipëri në muajin mars si vendin e gjelbër. Është organizuar në panele dhe do ketë pjesëmarrës të nivelit të lartë, si dhe zv.presidentin e Komisionit Europian.

 

Advertisement

-Cfare mundesish do t’u ofrohen operatoreve turistike ne kete event, duke patur parasysh se ndodhemi ne prag te sezonit?

 

Në Panairin e Berlinit 83% e strukturave ishin të plotësuar. Me një promovim të tillë të Shqipërisë, sjell jo vetëm konsolidim të turizmit por edhe një investim të mirë për sektorin publik por edhe për atë privat. Interesi për të ndjekur këtë forum ka qenë shumë i madh.

 

Advertisement

 

-Cilat jane pritshmerite per sezonin turistik kete vit?

 

Kishim rreth 7.5 mln turistë të huaj. Synimi nuk është zhvillimi i turizmit në shifra por në standarte. Në muajin shkurt kemi  54% më shumë vizitorë të huaj. Edhe nga panairi i Berlinit ka shifra shpresëdhënëse që na bëjnë të mendojnë që të rrisim standartet dhe ta ccojmë vendin drejt një turizmi të qëndrueshëm.

Advertisement

 

-Nese do te flisnim per sfidat e ketij sezoni qe po vjen, cilat do te rendisnit ju si me kryesoret?  

 

Sfida e parë është moto e zhvillimit të turizmit pa cënuar mjedisin. Menaxhimi i burimeve njerëzore mbetet një tjetër synim.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy