Probleme me disa rrugë në qarkun Elbasan, shumë fshatra pa energji

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe në qarkun e Elbasanit ka pasur problematika nga reshjet e deborës në lartësi.

Në aksin rrugor Elbasan-Q.thane ne Q.Thane debora ka arritur ne 35 cm trashesi por nga firma kontraktuese është bere hedhja e kripes dhe qarkullimi eshte i hapur e kryhet pa zinxhire.

Ne aksin Librazhd-Sterbleve ne segmentin Fushe Stden Sterbleve debora ka arritur deri 50 cm trashesi. Qarkullimi është i hapur per mjetet deri ne gjysmen e ketij segmenti. Vazhdon puna per hapjen e pjeses se mbetur deri ne Sterbleve. Ne aksin Elbasan -Gjinar nuk ka probleme.  Debora ka qene e perkohshme dhe me trashesi 2 cm . Aktualisht rruga eshte e hapur. Pa probleme jane edhe akset Elbasan -Gramsh Elbasan, kilometric i 29. Nderkohe ne te gjitha keto akse ka pasur edhe renie inertesh por  kane qene sporadike dhe te pakta.

Sa I takon furnizimit me energji elektrike është riparuar nderprerja ne Njësinë  Shales, bashkia Cerrik ne disa fshatra te bashkise Belsh, ndërsa ka pasur probleme dhe po punohet për rikthimin e energjisë edhe në disa njësi të tjera të Elbasanit, Librazhdit dhe Prrenjasit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy