Probleme me kutitë e votimit në Malësinë e Madhe/ Reagon PD: Jemi vënë në dijeni të ngjarjeve të rënda

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Probleme me kutitë e votimit në Malësinë e Madhe/ Reagon PD: Jemi vënë në dijeni të ngjarjeve të rënda

Komisioni i Organizimit dhe Monitorimit të Operacioneve Elektorale, ka reaguar për situatën e krijuar në procesin zgjedhor të degës, Malësi e Madhe.
Komisioni bën të ditur se ka nisur procesin e mbledhjes dhe verifikimit të të gjitha fakteve dhe ndodhive që çuan në prishjen e procesit të votimit për të cilat do të shprehet me një vendim zyrtar.

 

“Jemi vënë në dijeni të ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur sot, gjatë procesit të votimit për kryetar të degës, në degën Malësi e Madhe të Partisë Demokratike.

Ndërkohë që Komisioni ka vendosur anulimin e zgjedhjeve në degën PD Malësinë e Madhe, ai është në procesin e mbledhjes dhe verifikimit të të gjitha fakteve dhe ndodhive që çuan në prishjen e procesit të votimit për të cilat do të shprehet me një vendim zyrtar.

Advertisement

Komisioni vlerëson se integriteti, transparenca si dhe vota e lirë e anëtarëve është primare në këtë proces të rëndësishëm të rithemelimit të Partisë Demokratike”, thuhet në reagim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy