Probleme nga bora në juglindje/ Disa nga akset rurale në Korçë të bllokuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Probleme nga bora në juglindje/ Disa nga akset rurale në Korçë të bllokuara

Reshjet e dendura të dëborës të rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të shumta në zonat malore në juglindje të vendit.

 

TONIN FRROKU – GAZETAR
Më e rëndë kjo situatë paraqitet në njësitë administrative Dardhas, Protisht, Trebinë dhe Velçan në bashkinë e Pogradecit. Në Gorë e Moglicë në Maliq. Gjendja është e tillë edhe në njësinë administrative Vithkuq, por edhe atë të Lekasit. Një situatë e rënduar paraqitet edhe në Miras në Devoll. Të gjitha shkollat e njësive administrative Trebinjë dhe Velçan në bashkinë e Pogradecit, kanë pezulluar mësimin.

 

Advertisement

Trashësia e borës në këto zona ka shkuar mbi 30 centimetra. Rrugët janë të pakalueshme, ndërsa autoritetet thonë se po punojnë për hapjen e tyre.

 

GEZIM TOPÇIU
KRYETAR BASHKIA MALIQ
Prej më shumë se 24 orësh po punojmë në të gjithë territorin. Kemi stabilizuar pjesën e fushës. Gjatësia e segmenteve rrugore është rreth 1000 kilometra dhe sikur të kemi mjetet mundësia për t’i pastruar të gjitha është e pamundur. Jemi duke punuar në zonën e Gorës. Është zonë e vështirë.

 

Advertisement

 

Ndërkohë, të gjitha akset nacionale në këtë qark janë të hapura dhe lëvizja e mjeteve bëhet normalisht. Policia i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes dhe të përdorin goma dimërore.

 

Edhe në qarkun Dibër rrugët nacionale e rurale janë të qarkullueshme, një pjesë e të cilave me zinxhir, me përjashtim te segmentit Peshkopi – Lurë që vijon të mbetet i bllokuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy