Probleme nga moti në Dibër, bllokim rrugësh nga shembjet e reshje bore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Probleme nga moti në Dibër, bllokim rrugësh nga shembjet e reshje bore

Që prej të hënës, qarku i Dibrës është përfshirë nga moti i keq. Në zonat 500 metra mbi nivelin e detit ka patur reshje bore, ndërsa në zonat e ulëta reshje shiu.

 

Deri tani raportohen probleme në rrugët nacionale si ajo Peshkopi-Kukës ku në vendin e quajtur Shumak është shembur rruga duke izoluar 20 fshatra të Njësive Administrative Sllovë dhe Kala e Dodës.

 

Advertisement

Shumë fshatra në njësitë e thella të Bashkisë Dibër janë pa energji elektrike prej ditësh për shkak të dëmtimit të linjave përcjellëse të rrymës.

 

Reshjet e borës vijojnë të jenë prezente në Bulqizë e Dibër, ku në disa fshatra trashësia ka shkuar deri në 20 cm.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy