Procesi i integrimit/ Mazhoranca dhe opozita gjejnë gjuhën e kompromisit në Bruksel,  çfarë përfshinë dokumenti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Procesi i integrimit/ Mazhoranca dhe opozita gjejnë gjuhën e kompromisit në Bruksel,  çfarë përfshinë dokumenti

Mazhoranca dhe opozita kanë gjetur gjuhën e kompromisit në Bruksel në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim Asocimit.

 

Në dokumentin final të rekomandimeve për Shqipërinë  me konsensus janë  përfshirë edhe amendamentet e kryetares së Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku.

 

Advertisement

Nëpërmjet këtyre amendamenteve të Jorida Tabakut  i kërkohet mazhorancës që procesin e integrimit ta kthejë në një proces kombëtar duke përfshirë opozitën dhe Kuvendin në këtë proces.

 

“Nënvizon nevojën për përfshirjen e Kuvendit të Shqipërisë në procesin e integrimit Europian për të avancuar edhe më tej aftësitë e tij legjislative, buxhetimin dhe mbikqyrjen, i bën thirrje Kuvenit që të finalizojë ndryshimet e kërkuara për të përcaktuar rolin e të fundit në procesin e integrimit dhe për ta kthyer këtë në një proces kombëtar”-shkruhet në rezolutë.

 

Advertisement

Nje tjeter amendament ka të bëjë me reformën zgjedhore e cila duhet të mbyllet para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

 

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë ngritur shqetësimin e zgjedhjeve, manipulimit të tyre, blerjes së votës, përdorimit të burimeve shtetërore dhe përdorimit të krimit të organizuar në zgjedhjesi. Ky shqetësim është përfshirë në Rezolutën e miratuar, ku theksohet se “nënvizohet përgjegjësia e përbashkët e forcave politike në Shqipëri për të përforcuar dhe për të fuqizuar një dialog ndërpartiak dhe bashkëpunim politik, duke mundësuar funksiononimin e institucioneve demokratike dhe duke vazhduar përmismin e qeverisjes, transparencën dhe pluralizimin, përfshirë edhe praninë aktive të shoqërisë civile; i bën thirrje rëndësinë e arritjes së një konsensusi mes aktorëve kryesorë politikë dhe rëndësinë e ndërtimit të një tradite konstruktive parlamentare dhe kulturës së bashkëpunimit. I bën thirrje nevojës për të adresuar problemet e krijuara nga zgjedhjet dhe evidentuara në rekomanedimet e OSBE/ODIHR dhe Komisonit të Venecias përpara zgjedhjeve të përgjithshme të radhës, duke përmisuar më tej aksesibilitetin edhe integritetin e zgjedhejve duke ndaluar blerjen e votave dhe keqpërdorimin e burimeve administrative, duke përfshirë dhe digjitalizimin, transparencën dhe mbrojtjen e të dhënave sikundër dhe aksesin e njëjtë në media. Po ashtu edhe rishikimin e ligjit dhe rregullave në lidhje me financimin dhe funksionimin e partive politike.”

 

Advertisement

Rezoluta e miratuar kërkon nga autoritetet e Tiranës më shumë rezultate në këto fusha, me një vëmendje të shtuar sa i përket kujdesit ndaj financimeve të partive politike në një vit zgjedhor.

 

‘I bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare për të vijuar eliminimin e korrupsionit dhe aktiviteteve kriminale, në veçanti në nivelet e larta, nga të gjitha fushat e jetës publike, duke përfshirë nga procedurat e prokurimeve publike deri te financimet e partive politike. Shënim, me shqetësim që Shqipëria ka rënë me 27 pozicione nga 2016 në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International’.

 

Advertisement

Vëmendje ka marrë gjithashtu edhe sulmet ndak gjyqtareve dhe prokuroreve që janë konsideruar si të patolerueshme nga ana e Parlamentit Europian .

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy