Produktet me pesticide/ Zv.minisitri thirrje fermerëve: Mos bëni “hile”, po humbisni tregun

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Produktet me pesticide/ Zv.minisitri thirrje fermerëve: Mos bëni “hile”, po humbisni tregun

Kërkesa e lartë për produkte bujqësore në tregun vendas, por edhe për eksport, ka bërë që disa fermerë të mos respektojnë afatet e karencës, koha e përdorimit të pesticideve.

 

Është kjo arsyeja pse disa tonë kastravecë u kthyen pas nga vendet europiane, pasi rezultuan se janë të dëmshme për shëndetin.

 

Advertisement

Arjan Jaupllari, zv.ministër i Bujqësisë, i bën thirrje fermerëve që të mos bëjnë “hile” të tilla, pasi ata do të humbasin tregun.

 

“Vite më parë ka qenë Greqia, më saktë fermerët në shtetin fqinjë që nuk respektonin kohën e karencës, por i nxirrnin në treg para kohë, duke mos respektuar kohën e rekomanduar. Erdhi një moment që eksportet e tyre ranë ndjeshëm, pasi ndikon në cilësi dhe nuk mundet që kjo mënyrë të ketë jetëgjatësi. I bëj thirrje fermerëve respektoni afatin e karencës. Nuk mund të hysh në Europë me “hile”, duke gënjyer të tjerët. Të humburit jeni ju, pasi do humbisni tregun”,  tha Jaupllari në E-ZONE, Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy