Projekti buxheti 2022/ Ministrja: E nisëm me 1% rritje ekonomike në 2013, vitin e ardhshëm pritet 7.6%

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Projekti buxheti 2022/ Ministrja: E nisëm me 1% rritje ekonomike në 2013, vitin e ardhshëm pritet 7.6%

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë sot është duke u diskutuar projektligji për Buxhetin 2022, i propozuar nga Qeveria.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, është shprehur gjatë fjalës së saj parashtruese se rritja ekonomike në vitin 2013 ishte vetëm 1%, dhe ka ardhur në rritje deri mbi 4% në vitin 2020. Tërmeti dhe pandemia stopuan këtë rritje të fortë, ndërkohë që projektbuxheti 2022 ka si prioritet rimëkëmbjen ekonomike pas dy goditjeve të mëdha.

“Për vitin 2021 presim rritje 7.6% dhe në vitin që vjen mbi 4%. Produkti i Brendshëm Bruto për banor në vitin 2013 ka qenë në vlerën 466 mijë lekë, shkoi 568 mijë lekë në vitin 2020 dhe pritet që të jetë 661 mijë lekë për banor në vitin 2022. 563.8 miliardë lekë pritet që të jenë të ardhurat e vitit 2022. Në vitin 2013, paga minimale ka qenë 22 mijë lekë dhe tani është 30 mijë lekë. Paga mesatare 45 mijë 961 lekë në tremujorin e parë të 2014, ka arritur në 56 mijë e 710 lekë në fund të këtij viti. Për të mbështetur rritjen e mëtejshme ekonomike, ne prezantojmë pr/buxhetin 2022 që është buxheti më i madh në histori. Ky dokument fokusohet tek vijimi i reformave për rritje ekonomike dhe punësim, mbështetja e shtresave në nevojë, rritja e produktivitetit, forcimi i shtetit ligjor, digjitalizimi i ekonomisë, dhe projektet në infrastrukturë. Konsumi do rritet me 2.6% në vit, dhe do kontribuojë me 2.4% në rritjen ekonomike, dhe investimet doi rriten 5.5% në vitet 2022-2024 duke kontribuar me 1.4% në vitet që vijnë”, tha ministrja.

Ministrja tha se Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të ketë fond shtesë për plazhet.

Advertisement

“Do ketë 1 miliardë lekë garanci sovrane për turizmin dhe 500 milionë lekë për pastrimin e mjedisit. Do ketë dhe një garanci sovrane 1 miliardë lekë për manifakturën. Do të jepen 250 milionë lekë për start up! 27.45 miliardë lekë do të jepen për pushtetin vendor”, tha ministrja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy