Projekti i Portit të Durrësit/ Meta: Ka nevojë për transparencë, përshëndes qëndrimin e BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Projekti i Portit të Durrësit/ Meta: Ka nevojë për transparencë, përshëndes qëndrimin e BE

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përshëndetur qëndrimin e delegacionit të BE për projektin e Portit të Durrësit.

 

Meta në një postim në Facebook, shkruan se Shqipëria ka nevojë për investitorë strategjikë seriozë, teksa shton se duhet transparencë në mënyrë që qeveria mos qëndrojë pas një mega-vjedhje dhe pastrim parash.

 

Advertisement

E përshëndes qëndrimin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri lidhur me projektin e Portit të Durrësit dhe ndaj të njëjtat shqetësime, të shprehura edhe më herët, lidhur me nevojën për transparencë.

 

Shqipëria dhe Durrësi kanë nevojë për investitorë seriozë strategjikë dhe vendime të mirëkonsultuara me qytetarët, shoqërinë civile dhe ekspertët, në respekt të Kushtetutës, sovranitetit shtetëror mbi infrastrukturën strategjike, parimet e konkurrencës, detyrimet që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit dhe Procesi i Berlinit.

 

Advertisement

Injorimi i këtyre detyrimeve dhe parimeve shumë të rëndësishme të funksionimit të një shteti ligjor, që synon anëtarësimin në BE, do të thotë se interesi i vetëm i kësaj Qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar është për një tjetër aferë pas së cilës fshihet një mega-vjedhje dhe pastrim parash”, shkruan Meta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy