Projektligji për kanabisin/ Mazhoranca “përplaset” me kritikat e opozitës: Nismë e gabuar, do rritet kriminaliteti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Projektligji për kanabisin/ Mazhoranca “përplaset” me kritikat e opozitës: Nismë e gabuar, do rritet kriminaliteti

Përpara se të kalojë në Kuvend, projektligji për Kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale është ndeshur me kritika të forta në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i ka konsideruar kundërshtitë e opozitës.

 

Advertisement

OGERTA MANASTIRLIU

 

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

 

Advertisement

“Shqipëria nuk është vendi i parë që ndërmerr një hap të tillë, theksoj se do të jetë vetëm për eksport dhe fillimisht nuk do të përdoret për qëllime mjekësore në vendin tonë derisa të kemi një rivlerësim të kushteve. Do të jetë Agjencia kombëtare e kontrollit të kanabisit, njësia që do rregullojë të gjithë veprimtarinë dhe do të ngrihet brenda 3 muajve pas miratimit të ligjit.”

 

Ndërkohë, deputetja e partisë Demokratike, Albana Vokshi e quajti projektligjin, kriminal.

 

Advertisement

ALBANA VOKSHI

 

DEPUTETE E PD

“Sikur të mos mjaftonte gjendja katastrofke në të cilën ndodhemi, ky projektligj do të hapë rrugën për shërndarjen e drogës edeh më shumë. Shikoni raportet që kanë bërë të tjerët se ju nuk i përditësoni, 7 nga 10 fëmijë duke nisur nga mosha 10 vjecc përdorin droga të lehta që shpërndaen edhe në shkolla, dhe policia nuk ndërhyn.”

Advertisement

 

Ndërsa Tritan Shehu tha se projektligji bie ndesh me orientimet e organizmave europiane dhe nderkombetare.

 

TRITAN SHEHU

Advertisement

 

DEPUTET I PD

“Urime që keni guximin të krahasoni Shqipërinë me Izraelin, pas 100 vitesh ne ndoshta do ta arrijmë atë nivel. Le të jemi realistë, ky projketligj nuk përputhet me realitetin tonë.”

 

Advertisement

Nje tjeter pike per te cilen opozita ka ngritur dyshime eshte mungesa e kapaciteteve per te garantuar sigurine ne ybatimin e kontratave.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy