Projektligji për “Lojërat e Fatit”, Braçe: Tregu të kontrollohet 100% nga shteti, ligji lë hapësirë të fusin “duart” organizatat kriminale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Projektligji për “Lojërat e Fatit”, Braçe: Tregu të kontrollohet 100% nga shteti, ligji lë hapësirë të fusin “duart” organizatat kriminale

 

Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka diskutuar ditën e sotme projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për “Lojërat e Fatit” në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar.

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është shprehur edhe njëherë kundër këtij ligji, duke kërkuar që “Lojërat e Fatit” të jenë monopol i shtetit.

Advertisement

 

Sipas tij nëse tregu i lojërave të fatit do të ishte 100% monopol i shtetit nuk do të linte hapësira për të futur duart organizatat kriminale, pasi ligji aktual lë shumë hapësira.

 

“Më mirë ta ketë monopol shteti këtë veprimtari. Ky shtet nuk ka asnjë kontroll, vetëm se i legalizon. Ligji lë hapësira që organizatat kriminale të fusin duart në këtë aktivitet”, deputeti Braçe. /Vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy