Prokuroria dorëzon në gjykatë kërkesën/ “Të ekstradohet në Turqi Faruk Fatih Ozer”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prokuroria dorëzon në gjykatë kërkesën/ “Të ekstradohet në Turqi Faruk Fatih Ozer”

Prokuroria e Elbasanit ka depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë të këtij qyteti, kërkesën për ekstradimin e turkut të arrestuar për mashtrim Faruk Fatih Ozer.

 

Përmes një njoftimi, prokuroria bën me dije se kanë qenë institucionet e drejtësisë turke, ato që kanë kërkuar ekstradimin e Faruk Fatih Ozer për veprat penale që ka kryer në Stamboll, ku edhe është dënuar me burg nga autoritetet vendase.

 

Advertisement

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se sot më datë 28.09.2022 ka depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan kërkesën për ekstradimin në Turqi të shtetasit turk të arrestuar më datë 30.08.2022 Faruk Fatih Ozer.

 

Advertisement

Autoritetet turke të drejtësisë kanë transmetuar përmes Ministrisë së Drejtësisë materialet e plota që kanë të bëjnë me kërkesën për ekstradim në Turqi të shtetasi Faruk Fatih Ozer, në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Paqit e Shkallës së Parë Nr.7 në Stambollin Anadollian me vendimin datë 07.05.2021 ka caktuar ndaj këtij personi masën e sigurisë “Arrest në burg” për disa vepra penale të kryera në Turqi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy