Prokuroria kërkon 6 vite burg, Rozeta Dobi tregon planin e Alda Klosit: Mi dha vetë paratë, ky ishte qëllimi i saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prokuroria kërkon 6 vite burg, Rozeta Dobi tregon planin e Alda Klosit: Mi dha vetë paratë, ky ishte qëllimi i saj

Prokuroria ka kërkuar 6 vite burgim për Rozeta Dobin, e cila akuzohet për vjedhjen e 462 mijë eurove në banesën e Alda Klosit, ish zyrtares së Ministrisë së Financave. Mbi Dobin, rëndojnë dy akuza, ajo e vjedhes me pasoja të rënda dhe vjedhjes më shumë se një herë.

Në sallën e gjyqit, teksa u njoh me akuzat e prokurorisë, Rozeta Bobi mohoi t’i ketë vjedhur paratë, teksa tha se Alda Klosi i ka kërkuar që t;i mbajë ajo në banesë për të akuzuar ish bashkëshortin dhe më pas do ja kthente.

 “Së pari shpreh pendesën time për çdo gjë që ka ndodhur, kërkoj mëshirën tuaj në dhënien e vendimit. Atë shumë parash Alda Klosi më ka kërkuar që t’i mbaj dhe në një moment të dytë do  ja ktheja tek shtëpia e saj. Unë nuk kam vjedhur, me vjen keq e kam mbajt familjen me punë të ndershme, s’kam dashur t’i bëj asgjë të keqe, unë s’kam lidhje fare me unazën e Ervin Karamuços, varsja ka qenë e ish-bashkëshortes së bashkeshortit tim të ndjerë.

Më ka kërkuar që t’i mbaja, këtë inskenim ajo e ka bërë që të fajësojë ish-bashkeshortin e saj”, tha Rozeta Dobi./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy