Propozimi i piktorit Helidon Haliti: Autobusi mbi Lanë të qëndrojë aty si instalacion publik me autor “Popullin”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Propozimi i piktorit Helidon Haliti: Autobusi mbi Lanë të qëndrojë aty si instalacion publik me autor “Popullin”

Piktori i njohur shqiptar, Helidon Haliti ka një ide origjiinale në lidhje me autobusin e aksidentuar dje në lumin Lana, i cili edhe sot ka mbetur në pozicionin pas aksidentit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haliti propozon që autobusi të qëndrojë aty ku është, si një instalacion arti për qytetin, ku autor është vetë “Populli”.

Advertisement

“Pa dashur të prek askënd dhe kërkoj ndjesë për këtë, por e kam krejt artistik propozimin… Unë këtë e lija aty si INSTALACION ARTI dhe do ishte nga instalacionet më të bukur në botë me autor ”POPULLIN”. Ju lutem pranoni propozimin tim dhe mos e hiqni, unë nuk jam ANRI SALA që të më dëgjoni, por duhet të dëgjohem……”, shkruan Haliti.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy