Prostitucion dhe plagosje/ Vendosen në pranga dy persona në Korçë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prostitucion dhe plagosje/ Vendosen në pranga dy persona në Korçë

Policia e Korçës ka vendosur në pranga dy persona për vepra penale të ndryshme.

 

Një 30 vjeçare nga Fieri është arrestuar në pikën kufitare në Kapshticë pasi ishte në kërkim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ‘Prostitucion’.

Në pranga është vendosur edhe një 24-vjeçar nga Korça pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Advertisement

 

Tre persona të tjerë janë proceduar penalisht.

 

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Advertisement

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetases në kërkim A. P., 30 vjeçe, banuese në Fier, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e datës 15.01.2021, e ka dënuar këtë shtetase me 3 muaj burg për veprën penale “Prostitucioni”.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasit D. G., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Opel”, pa leje drejtimi.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për veprën “Plagosja e lehtë me dashje”, për shtetasin B. M., 47 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi në këtë fshat dyshohet se ka goditur me sende të forta në trup shtetasin H. B., 34 vjeç, banues në Kamenicë.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e organizimit të lojërave të palejuara të fatit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, për shtetasit B. K., 42 vjeç dhe A. J., 24 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se shtetasit e mësipërm ushtronin këtë veprimtari të kundërligjshme në fshatin Bulgarec, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për dokumentimin e kësaj veprimtarie. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve B. K. dhe A. J., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, nga një telefon celular, që dyshohet se përdoreshin për vënien e basteve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy