Protesta e dhunshme me molotov para bashkisë Tiranë, arrestohet 48-vjeçari nga Kruja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta e dhunshme me molotov para bashkisë Tiranë, arrestohet 48-vjeçari nga Kruja

Policia e Tiranës ka arrestuar një 48-vjeçar nga Kruja për trazirat e protestës së dhunshme që u zhvillua disa ditë më parë para bashkisë Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije se 48-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Njoftimi policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë dy protestave të fundit, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasin:

Advertisement

– S. B., 48 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Aleanca për mbrojtjen e teatrit dhe opozita protestuan më 7 maj kundër korrupsionit në bashkinë e kryeqytetit. Protestuesit qëlluan me molotovë godinën e bashkisë në shenjë revolte ndaj Erion Veliaj, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe vendosjen e drejtësisë për shembjen e teatrit kombëtar, inceneratorin e Tiranës dhe dosjen e njohur me emrin 5D.

Belind Këlliçi, ish-kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës deklaroi se dorëheqja është vetëm hapi i parë i një procesi që duhet të vendosë para përgjegjësisë penale për të gjitha aferat korruptive, kryebashkiakun Veliaj

“I takon SPAK të ngrihen në lartësinë e detyrës e t’i përgjigjen një drejtësie pa regji. Nuk na intereson nëse e pushkatoi sot politikisht Rama, më interesojnë qindra mln euro të vjedhura nga Veliaj”, tha Këlliçi.

Advertisement

Opozita depozitoi gjithashtu një padi të re kundër kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj Tubimi zgjati rreth 2 orë dhe anëtarët e opozitës në këshillin bashkiak tentuan të futen brenda godinës së bashkisë duke shënuar momente tensioni mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Protestat e opozitës dhe aleancës për mbrojtjen e teatrit nisën 6 javë më parë kur SPAK-u vendosi nën hetim dhe ngriti akuza ndaj 9 drejtorëve dhe ish-drejtorëve në bashkinë e Tirane të cilët dyshohet se kanë përfituar dhjetëra tendera të bashkisë dhe ujësjellësit për kompaninë e tyre personale.

Demokratët te cilët e kishin denoncuar këtë çështje një vit më parë bënë përgjegjëse kryetarin e bashkisë së Tiranës duke vendosur të protestojnë çdo javë deri në largimin e tij./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy