Protesta e opozitës, Albana Vokshi zbardh detajet: Ky është synimi i demokratëve për tubimin nesër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta e opozitës, Albana Vokshi zbardh detajet: Ky është synimi i demokratëve për tubimin nesër

Deputetja Albana Vokshi ka dhënë më shumë detaje, lidhur me organizimin e protestës së opozitës që do të mbahet nesër.

Në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus me Aleksandër Furxhiun, Vokshi tha se tubimi do të nisë në orën 17:30, ndërsa degët dhe rrethet kanë organizuar pikat e tyre të takimit.

Ajo shtoi më tej se një pjesë e qytetarëve kanë ardhur që sot në Tiranë, për të mos pasur probleme. Data 20 shkurt, e cila përkon edhe me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, është një pikë kthese për pluralizmin në vend, ndaj sipas Vokshit është caktuar kjo datë për protestën e opozitës.

Intervista e plotë:

Advertisement

-Cili është synimi kryesor i juaji për nesër?

Data 20 shkurt është ditë e rëndësishme jo vetëm për PD e demokratët por edhe për qytetarët. Para 33 viteve kjo datë ishte rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës dhe ishte një pikë kthese e pluralizmit në shqipëri. Kjo është arsyeja pse opozita ka thirrur protestën në këtë datë dhe janë ftuar të gjithë qytetarët, pa ngjyrime politike. Arsyeja pse ftuam të gjithë qytetarët, është se ata kanë 1001 arsye për të protestuar, por më e madhja është për të rikthyer lirinë dhe deokracinë. Jemi në një regjim dhe të dalim për të protestuar

-Diçka konkrete për logjistikën nesër, vendi i protestës dhe ora, pjesëmarrja si e parashikoni ju?

Në 17:30 në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Degë të ndryshme kanë vendtakimet e tyre Një pjesë do vijnë nga Elbasani dhe një pjesë nga sheshi Skenderbej. K me mijëra qytetarë që kanë ardhur që sot, sepse ne e dimë që Edi Rama do marrë masat për të penguar ardhjen e qytetarëve.  Me informaconet që ne kemi marrë deri tani, protesta do jetë më e  madhja.

Advertisement

-Organizatorët e protestës dhe ju thoni që ka shumë arsye që qytetarët të dalin të protestojnë kundër qeverisë. Por po citoj edhe ata që mendojnë ndryshe, kritikët tuaj, që thonë: Dikur protestohej me amerikanët në krah, sot protestohet kundër amerikanëve”, që shpallën Sali Berishën non grata. Çfarë mund të na thoni?

Kush e ka thënë këtë dezinfor,on. Ne nuk kemi protestuar kurrë kundër amrikanëve. PD është forca më amerikandashëse. Në kohën e PD janë forcuar marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Vazhdojmë të kemi të njëjtën marrëdhenie me Amerikën. Edhe atje, siç është rasti i McGonigal, Gjykata zyrtarisht e ka dënuar ish zyrtarin amerikan. Kjo është një tjetër arsye pse qytetarët duhet të protestojnë, sepse paratë e tyre janë përdorur nga Rama për të korruptuar ndërkombëtarët për të mbajtur në duar të gjitha pushtetet./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy