Protesta e opozitës në Kuvend/ Anulohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku Soreca do prezantonte progres raportin e KE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta e opozitës në Kuvend/ Anulohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku Soreca do prezantonte progres raportin e KE

Të hënën në orën 12:00 ishte planifikuar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku pritej që I ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE Luigi Soreca të prezantonte ProgresRaportin e BE për vitin 2023.

 

Duket se vendosmëria e deputetëve të opozitës për të mos lejuar funksionimin normal të Kuvendit deri në plotësimim e kushteve të tyre për respektimin e të drejtave kushtetuese, ka detyruar Kuvendin të njoftojë anëtarët për anullimin e mbledhjes. Përmes një emaili zyrtar anëtarët janë njoftuar se mbledhja e planifikuar anullohet.

 

Advertisement

Këshilli Kombëtar i Integrimit bashkëdrejtohet nga deputetja demokrate Jorida Tabaku dhe deputeti socialist Toni Gogu, si dhe ka në përbërje kryetarët e grupeve parlamemtare, kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare.

 

Nuk dihet ende se kush e ka kërkuar anullimin e kësaj mbledhje, por Ambasadori Soreca nuk do të ketë mundësi të raportojë në Kuvend mbi raportin për Shqipërinë, ku ndër të tjera evidentohej se Komisionet Hetimore janë një drejtë kushtetuese e opozitës dhe se përjashtimi i deputetëve të opozitës është një akt i paprecedent.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy