Protesta e opozitës, nis grumbullimi i deputetëve dhe qytetarëve para Parlamentit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta e opozitës, nis grumbullimi i deputetëve dhe qytetarëve para Parlamentit

Qytetarë dhe deputetë të opozitës kanë nisur të grumbullohen para Parlamentit, aty ku do mbahet protesta e thirrur nga “Rithemelimi”, duke mbajtur edhe flamujt e Partisë Demokratike në duar.

Opozita ka paralajmëruar se do të zhvillojë jashtë protestës, ndërsa brenda Kuvendit deputetët e pranishëm nuk do të lejojnë zhvillimin normal të punimeve. Në këtë seancë, 20 deputetë të opozitës nuk do të lejohen të marrin pjesë në seancë, pasi janë të përjashtur për shkak të trazirave që kanë shkaktuar në Kuvend.

Po ashtu, për mbarëvjatjen e rendit dhe të sigurisë rreth 400 efektivë nga Policia e Tiranës dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare janë angazhuar para Parlamentit, ku si në çdo protestë krijohet kordon me efektivët në perimetrin e parlamentit.

Masat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në koordinim me Drejtirinë Vendore të Policisë Tiranë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy