Protesta në 6 dhjetor/ Boçi: Nuk ka kundërshti ndaj Samitit. BE duhet të shohë problematikat e Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta në 6 dhjetor/ Boçi: Nuk ka kundërshti ndaj Samitit. BE duhet të shohë problematikat e Shqipërisë

Nënkryetari Luçiano Boçi e ka konsideruar 6 dhjetorin si datë të përshtatshme për mbajtjen e një proteste nga opozita në Tiranë pavarësisht se në të njëjtën ditë, do të mbahet në kryeqytet Samiti i liderëve të BE.

 

 

Samit ky që është një nga eventet më të rëndësishme politike të ndodhura në vend.

Advertisement

 

 

Në studion e Quo Vadis, Boçi tha se janë të shumta interpretimet por gjetja e kësaj date për protestë është mëse e pranueshme dhe nuk duhet marrë si provokim apo rrezik.

 

Advertisement

 

Boçi qartësoi se nuk ka asnjë kundërshti nga opozita ndaj Samitit të BE por është një mundësi që problematikat e Shqipërisë të bëhen të dukshme për faktorin ndërkombëtar.

 

 

Advertisement

 

“Ka interpretime të shumta. Është një datë që ka një takim të rëndësishëm dhe siç është axhenda e rëndësishme, pse jo, të ketë edhe mesazhe të domosdoshme për realitetin shqiptar e për atë europian.

 

Ka shumë probleme të cila nuk duhet të mbesin vetëm të artikuluara si shqetësimet e një vendi që aspiron BE por të kapërcejnë edhe gardhin që mbahet me forcë nga kontrolli qeveritar ndaj këtyre të vërtetave pavarësisht se raporte ndërkombëtare vazhdojnë e nxijnë Shqipërinë.

Advertisement

 

Gjetja e kësja date është mëse e pranueshme e nuk duhet parë as si rrezik apo provokim. Nuk ka kundërshti ndaj kësaj mbledhje që është e mirëpritur por të vërtetat duhen thënë.”– tha Boçi.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy