“Protestat nuk do të ndalen”/ Berisha krerëve të degëve: Të përgatitemi për t’i dhënë përgjigjen e merituar qeverisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Protestat nuk do të ndalen”/ Berisha krerëve të degëve: Të përgatitemi për t’i dhënë përgjigjen e merituar qeverisë

Kreu i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të njëpasnjëshme në një takim me krerët e degëve në Tiranë.

 

Gjatë takimit, Berisha është shprehur pavarësisht verës e pushimeve, drejtuesit e degëve duhet të bëhen gati për t’I dhënë përgjigjen e merituar qeverisë së Edi Ramës.

 

Advertisement

“Duhet të flasim me komunitetin, sa të vijnë, 5, 3, 7, por të flasim me ta. A mund të vazhdojmë kështu? Protestat kur të fillojnë, nuk do të ndalen. Do të jenë forma të shumëllojta. Kjo qeveri do të ikë. Nuk mund ta mbrojë më SPAK këtë qeveri.

Jo, jo, do të përballet me popullin. SPAK është bërë kapaku i të gjitha vjedhjeve. Ka 4-5 muaj që ka dalë çështja e inceneratorëve. Çdo ditë Erion Vleiaj, me bandën e tij merr 80 mijë dollarë në ditë nga thesari, nga taksapaguesit. Po nuk ndodh kjo. Nuk ka cinizëm më ekstrem të kësaj drejtësie ndaj qytetarëve tanë. Si mund t’ia japë paratë njerëzve në kërkim, Zotos, Gugalljes? Tallen me ne, por ne nuk do të lejojmë. Ne kemi detyrime ndaj qytetarëve dhe do t’i përmbushim ato. Këtu drejtësia përdoret për të vënë kapakë”, tha Berisha.

 

Më tej, kryedemokrati iu drejtua krerëve të degëve, duke iu thënë se “Ne kemi zgjidhjen, por çdo zgjidhje e jona fillon me largimin e këtyre. Ndaj, kërkohet që, verë është kjo, nuk them që të mos merren pushime, sepse keni fëmijë e familje, por do të programoni shumë mirë vazhdimin e punës në mënyrë të pandërprerë. Të përgatitemi për t’i dhënë përgjigjen më të merituar”.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy