Protestë para bashkisë në Shkodër, banorët kërkojnë monument për Lekë Dukagjinin, Beci: Do e gjejmë një zgjidhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protestë para bashkisë në Shkodër, banorët kërkojnë monument për Lekë Dukagjinin, Beci: Do e gjejmë një zgjidhje

Një përfaqësi e banorëve të Dukagjinit ka zhvilluar sot një protestë para Bashkisë së Shkodrës, ku kanë kërkuar një takim me kryebashkiakun Benet Beci, pasi ju ka premtuar vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit

Sipas protestuesve, ai ishte një ndër figurat e ndritura që luftoi për mbrojtjen e kombit, si dhe është bashkëkohës i Skënderbeut dhe hartues i kanunit.

Ata deklarojnë se Benet Beci dhe paraardhësit e tij ja kanë premtuar vendosjen e bustit, por nuk e kanë mbajtur fjalën. Shqipëria, sipas tyre sot është mbushur me buste të pushtuesve dhe nuk nderohen figurat e kombit.

Për protestën e banorëve të Dukagjinit ka ardhur edhe reagimi i kryebashkiakut Benet Beci.

Advertisement

Në një reagim, ai shprehet se takimi i sotëm ka qenë i pamundur për tu zhvilluar, teksa u premton se ashtu siç u bë realitet rruga që kërkonin prej vitesh, do të gjendet një zgjidhje edhe për monumentin që ato kërkojnë për figurën e Lek Dukagjinit.

Beci garanton banorët se dera e bashkisë do të jetë gjithmonë e hapur për ta.

Jam informuar mëngjesin e sotëm me tubimin e mbajtur nga disa banorë të Dukagjinit para ndërtesës së Bashkisë Shkodër. Siç kam vënë në dijeni disa ditë më parë edhe banorët, për shkak të agjendës së përcaktuar shumë kohë më parë, ky takim sot ishte i pamundur.

Garantoj të gjithë banorët se dera e bashkisë do të jetë e hapur për të gjithë, e në mënyrë të veçantë për ata të Dukagjinit. Siç bëmë realitet rrugën që kërkonin prej vitesh, do të gjejmë një zgjidhje të përbashkët edhe për monumentin që ato kërkojnë për figurën e Lek Dukagjinit. Në kohën më të shpejtë të mundshme, do të njoftoj përfaqësuesit e këtyre banorëve për ditën e takimit për të diskutuar së bashku”, u shpreh Benet Beci./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy