Protestë para parlamentit/ Tubimi i dytë i thirrur nga Berisha për “Revolucionin”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protestë para parlamentit/ Tubimi i dytë i thirrur nga Berisha për “Revolucionin”

Nesër në orën 17.00 opozita do të zhvillojë protestën e dytë para parlamentit.

Partia Demokratike ka vendosur të kombinojë protestën e qytetarëve me debatet brenda parlamentit dhe është menduar që kryetari i Partisë Demokratike Berisha dhe deputetet e opozitës do të flasin edhe në seancë edhe jashtë para protestuesve.

Advertisement

Protestat para kuvendit pritet të zhvillohen sa herë që mblidhet seanca plenare si një prej dimensioneve të aksionit opozitar për të denoncuar kryeministrin Edi Rama, ministrat dhe figurat kryesore të Partisë Socialiste, të cilët sipas kreut të PD, Sali Berisha, janë të korruptuar dhe po i detyrojnë shqiptarët të largohen nga vendi.

Seanca e të hënës i kushtohet vetëm problemeve të qytetarëve e nuk ka ligje për të miratuar. Ajo pritet të zgjasë 4 orë dhe ashtu siç ka ndodhur gjithmonë, të gjithë deputetët që Lulzim Basha apo Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar, duke nisur nga kryetari i PD Sali Berisha, tek nënkryetari Oerd Bylykbashi, kandidati për Tiranën Belind Këlliçi etj iu është lënë vetëm 3 minuta kohë për të folur, pasi për kuvendin ata janë deputetë të pavarur.

Advertisement

Fakti që parlamenti njeh si drejtues të deputetëve të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeajn, është një prej arsyeve pse opozita akuzon mazhorancën se po shkel kushtetutën e rregulloren e parlamentit, duke mos respektuar të drejtat që i takojnë opozitës.

Koha e diskutimeve të përcaktuara për deputetët duket se do të ketë pak rëndësi nesër, pasi opozita e ka vendosur se do të kombinojë fjalimet brenda sallës së parlamentit dhe fjalimet në protestën që do të vazhdojë përgjatë gjithë kohës që zhvillohet kuvendi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy