Protestë për ujin në Shkodër/ 9 mijë banorë të Postribës duan zgjidhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protestë për ujin në Shkodër/ 9 mijë banorë të Postribës duan zgjidhje

Ndotja e ujit të pijshëm detyroi banorët e njësisë administrative të Postriobës në Shkodër që të dalin sërish në protestë.

 

Ata u mblodhën para ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve, ndërsa kërkuan një zgjidhje emergjente. Sipas tyre shkak për këtë situate është bërë ndërtimi i një guroreje në afërsi të ujësjellësit të Rasekut, çka ka bërë që uji në shtëpitë e tyre të jetë i ndotur.

 

Advertisement

FLASIN BANORET

 

1-Shqetesimi eshte i madh pasi ka kohe te gjate. Besoj se do ta zgjidhim gjate pranveres situaten.

 

Advertisement

2-Jam banor i postribes. Pikerisht tek burimi behet nje katastrofe. Gurorja i hedh te gjitha mbeturinat ne lumin Rasek. I bejme thirrje cdo Ministrie qe te zhduki guroren.

 

3-Ky eshte uji qe ne pime. Ka sot e tete muaj qe ne perballemi me kete situate. Duhet te nderhyje direkt Prokuroria.

 

Advertisement

Lidhur me këtë problematikë banorët zhvilluan dhe një takim me drejtorin e ujësjellësit, i cili u tha se zgjidhja përfundimtare i takon ministrisë, pasi institucioni që ai drejton nuk ka dhënë as nuk jep leje shfrytëzimi për guroret.

 

 

ALTIN SHABAJ – ADMINISTRATOR POSTRIBË

Advertisement

 

Persa i perket problemeve te ujesjellesit ne njesine administrative Postribe, protesta e banoreve e vazhdueshme. Ne patem nje takim me drejtorin e Ujesjellesit ku i thame problemet tona. Simbas detyrave dhe kerkesave tona drejtori na dha nje pergjigje dhe nuk do kete asnje punim afer ujesjellesit.

 

MARK MOLLA – ADMINISTRATOR UJËSJELLËS KANALIZIME SHKODËR

Advertisement

 

Pata nje takim me administratorin. Faktikisht aty ka nje problem. Ne e kemi inspektu situaten. Uji i burimit te jete i ndare nga perroi. Ne nuk japim leje per gurore. Ne shofim vetem ujesjellesin. Ujesjellesi i Shkodres ka nevoje per nderhyrje ne te gjitha njesite administrative.

 

Në njësinë administrative Postribë janë rreth 9 mijë banorë, gjysma prej të cilëve furnizohen nga ujësjellësi i Rasekut.

Advertisement

 

 

PROTESTE PER UJIN NE SHODER

9 MIJE BANORE TE POSTRIBES KERKOJNE ZGJIDHJE

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy