Protestuesit: Nëse qeveria nuk heq taksat nuk ndalemi, mund ta përshkallëzojmë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Grupi iniciator i protestës për çmimet, në një deklaratë për shtyp, konfirmoi se protesta e ditës së nesërme do të jetë masive, si ajo e javës së kaluar.

 

Ata theksuan se masat e marra nga qeveria nuk mjaftojnë për zgjidhjen e krizës.

 

Advertisement

Ndërkohë, paralajmërojnë me përshkallëzim të protestave, nëse qeveria nuk merr në konsideratë kërkesat e tyre.

 

“Ndihma për përballimin e rritjes së çmimeve për kategorinë në nevojë është shumë minimale dhe nuk mjafton. Qeveria vazhdon të refuzojë uljen e përkohshme të taksave.Nëse qeveria është kokëfortë dhe nuk pranon të negociojë këtë të shtunë qytetarët do të jenë të gjithë në protestë sërish. Kjo është protestë e qytetarëve, dhe ajo nuk do të ndalet.  Protesta do të nisë në orën 11;00 dhe do të jetë një marshim drejt kryeministrisë.

 

Advertisement

Por cili është skenari I protestes së ditës së shtunë dhe cfarë do të ndodhe në vazhdim?

 

Një nga skenarët është përshkallëzimi dhe ne do të ulemi para Kryeministrisë, nuk do të ngrihemi. Protestat do të vazhdojnë pa ndërprerje”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy