PS dominon edhe Këshillat Bashkiakë; diferenca të mëdha në Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier, në Shkodër bën mazhorancën me Tom Doshin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PS dominon edhe Këshillat Bashkiakë; diferenca të mëdha në Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier, në Shkodër bën mazhorancën me Tom Doshin

Partia Socialiste po dominon edhe rezultatet e Këshillave Bashkiake në pjesën dërrmuese të vendit. Në Tiranë PS ka deri tani 33 mandate, pra më shumë se gjysmën e Këshillit Bashkiak, në Kamëz gjithashtu ka marrë 20 mandate nga 41 që janë gjithsej.

 

Në Elbasan PS ka fituar 28 këshilltarfë bashkiakë ndërkohë që “Bashkë Fitojmë” rezulton forcë e dytë me 12 mandate ndërsa në bashki në Durrës PS ka deri tani 29 mandate nga 51 në total, pra më shumë se gjysmën.

 

Advertisement

Në Shkodërgjithashtu PS është forcë e parë me 18 këshilltare, mirëpo ajo që bie në sy është fakti që në këtë bashki Tom Doshi me PSD kanë marrë deri tani 12 këshilltare duke krijuar bashkë me PS mazhorancën e nevojshme për në këshill. Në Korcë, PS e krijon e vetme mazhorancën pasi ka marrë 23 nga 41 këshilltare.

 

Në Fier, PS ka krijuar një diference shumë të madhe me partite e tjera pasi ka marrë 58% të votave ose 33 këshilltare nga 51 në total. Edhe në Berat avantazhi i PS është I madh me 56% të votave, ose 20 këshilltare nga 31 që ka në total këshilli.

 

Advertisement

Edhe më e thellë diferenca e PS si subjekte politike në  raport me të djathtët në Vlorë, aty ku selia roze ka marrë 59.6% të votave, përkthyer ndryshe në 33 mandate nga 51 që ka në total Këshilli. Mazhorancë dërrmuese ka në këshill edhe në bashkinë Gjirokastër, PS pasi ka marrë 23 këshilltare nga 31 në total.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy