PS mbledh Asamblenë Kombëtare më 2 shtator (Zbardhet mesazhi i Ballës)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PS mbledh Asamblenë Kombëtare më 2 shtator (Zbardhet mesazhi i Ballës)

Partia Socialiste do të mbledhë në datën 2 shtator Asamblenë Kombëtare.

 

Mbledhja do të nisë në orën 10.00 dhe do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Socialistët janë njoftuar përmes një mesazhi nga Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Taulant Balla.

 

Advertisement

Rendi i ditës nuk është përcaktuar ende, por pritet që gjatë kësaj mbledhjeje, kryeministri Edi Rama të shpallë emrat e kabinetit të ri qeveritar.

 

“Ju njoftojmë se ditën e Enjte, datë 2 Shtator 2021, ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë në Pallatin e Kongreseve Tiranë. Rendi i Ditës së kësaj mbledhje do të njoftohet nesër. Lutemi merrni masat për pjesëmarrjen e domosdoshme në këtë mbledhje!”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy