PS mbledh nesër Asamblenë, çfarë pritet të diskutohet në mbledhjen me dyer të mbyllura

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PS mbledh nesër Asamblenë, çfarë pritet të diskutohet në mbledhjen me dyer të mbyllura

Nesër do të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e cila do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

Arsyeja e thirrjes së këtij forumi drejtues nga kryesocialisti Edi Rama lidhet me raportimin për përmbushjen e detyrave që iu është lënë në Kongresin e 8 Dhjetorit për të shtuar radhët e çdo organizate socialiste.

Kjo gjë është bërë e ditur edhe në ftesën që ju është shpërndarë anëtarëve, ndërsa mësohet se një nga detyrat që ka Asambleja është dhe organizimi i zgjedhjeve në parti brenda Marsit nga të cilat do të dalin emrat e kryetarëve të rinj të partisë në çdo bashki, por do të votohet dhe për delegatët e Kongresit.

“Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS!

Advertisement

Në zbatim të vendimit të Kongresit për raportimin e Detyrave të lëna në kuadër të Rienergjizimit të Partisë, me kërkesën e Kryetarit të PS, ju njoftojmë se ditën e dielë ( 11.02.2024), ora 10:30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.

Pjesëmarrja në mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat janë të pajustifikuara!

Sekretari i Përgjithshëm i PS

Blendi KLOSI”, thuhej në ftesë.

Advertisement

Asambleja e të dielës i paraprin Kongresit Zgjedhor të Pranverës ku do të votohet dhe për anëtarët e rinj të Asamblesë, të cilët pas konstituimit kanë detyrën të zgjedhin Kryesinë e re mes emrave të propozuar nga kryesocialisti Edi Rama.

Ndërkohë që deputetët e PS, aktualisht de facto kanë nisur punën në terren, ku takimi me banorët në çdo derë po vijon prej disa muajsh. 2025 do të jetë vit zgjedhor, ku qytetarët do të zgjedhin për kryeministrin e ardhshëm, ku Edi Rama po kërkon mandatin e katërt.

Mbledhja e fundit e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ishte në shtator, ku kryeministri Edi Rama njoftoi edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar, duke shkarkuar disa ministra apo zëvendësuar të tjerë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy