
Në të parin reagim, socialistët shohin te dorëheqja e Lulzim Bashës fillimin e shkërmoqjes së Partisë Demokratike.
DAMIAN GJIKNURI
SEKRETAR I PERGJITHSHEM I PSËshtë akti i parë fisnik i një humbësi kronik që duhet ta kishte bërë me kohë. PD ka hyrë në një cikël të vështirë, shkërmoqje me shumë flukse. Për shumë njerëz akti i dorëheqjes mund të duket si fdillimi i fundit të këtij procesi por mund të jetë edhe fundi i fillimit të shkërmoqjes.
Advertisement
Me njërin sy nga zhvillimet brenda Partisë Demokratike dhe me tjetrin te qytetarët, numrit dy të socialistëve i mungon përgjigja se me kë do të bashkëpunojnë për dy reformat në pritje, ajo zgjedhore dhe territoriale.
DAMIAN GJIKNURI
SEKRETAR I PERGJITHSHEM I PSAdvertisementReformimi kërkon kohë do ta kenë të vështireë, por ne i presim në komisionet përkatëse që ata i kërkuan. Në cdo kohë ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë. Ne urojmë që ata ta gjejnë veten por vendi nuk do të mbahet peng nga shthurja e tyre.
Ndryshe nga socialistët, presidenti Ilir Meta e shmangu qëndrimin e tij për dorëheqjen e Lulzim Bashës. Ai u mjaftua vetëm me ftesën për një pranverë më optimiste.
ILIR META
PRESIDENT I REPUBLIKESNuk kam asnjë përgjigje për këtë pyetje.
Për festën e Sulltan Novruzit, kryeministri Edi Rama uroi më shumë drita brenda vetes për besimtarët dhe jo bektashinj, ndërsa nga opozita, ishte kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj që shkoi në shtëpinë e kryegjyshatës botërore të bektashinjve.