Partia Socialiste ka rrëzuar sot amendamentin e Lulzim Bashës për t’i dhënë 50 milionë USD ndihmë ushtarake Kosovës. Më 19 janar, Basha njoftoi se Partia Demokratike do të depozitonte në Kuvend një amendament do kërkoi që një pjesë e buxhetit të vendit tonë të përdoret për të ndihmuar ushtarakisht Kosovën.
“PD do të depozitojë në Kuvend një amendament të buxhetit që u kalua për 4 minuta, nga i cili do të kërkojë ndarjen, rialokimin e 50 milionë eurove ndihmë ushtarake për Kosovën”, tha Basha më 19 janar.
Me 75 vota kundër dhe 9 pro amendamenti u rrëzua gjatë seancës së sotme plenare. Pas rrëzimit, Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe deputetët e tjerë demokratë që e mbështesin u larguan nga salla e Kuvendit.
Nikolla: Projektligj për miratimin e strategjisë së sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërsië. Nga zoti Basha janë paraqitur dy amendamende për këtë projektligj. Do të votojmë amendamendet e propozuara nga zoti Basha. 75 vota kundër, 9 pro, asnjë abstenim nuk miratohet. Amendamenti për një ndryshim në pjesën e tretë. 75 vota kundër, 9 pro nuk miratohet.”
Edhe seanca e sotme u mbyll njësoj si herët e kaluara, pas disa minutash. Nikolla kaloi projektligjet mes zhrumës dhe bëri me dije se seanca e radhës do të njoftohej./vizionplus.tv