“Pse laheni? Rrini pa u larë!”/ Rama inspekton godinën e re të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Berat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Pse laheni? Rrini pa u larë!”/ Rama inspekton godinën e re të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Berat

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren Belinda Balluku, ka vizituar ditën e sotme godinën e re të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Berat.

 

“Atyre që akuzojnë për ndërtimet e reja dhe fasadat, u duhet thënë: Pse laheni? Pse kriheni? Rrini pa larë! Pse qepeni? Pse kriheni? Rrini siç ju ka bërë nëna edhe s’ka problem”, u shpreh Rama duke ironizuar kritikat që i adresohen qeverisë.

 

Advertisement

Kreu i qeverisë tha se nëse pyesin se ku është rritja ekonomike e vendit, këto janë faktet që e dëshmojnë.

 

“Mjete me standarde të reja duke nxjerrë jashtë shumë nga mjetet e vjetra, dyfishimi flet vetë, thonë ku është rritja ekonomikë, faktet e tregojnë se ku është”, tha kryeministri.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy