Zyhdi Shehi është 78-vjeçari i cili goditi disa herë me bastun shokun e tij të dhomës në një shtëpi të moshuarish në Tiranë duke i shkaktuar vdekjen. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se viktima është 82-vjeçari Virxhil Vesho.
Dyshohet se shkak i konfliktit mes të moshuarve është bërë krevati. Mësohet se autori i dyshuar i ka thënë shokut të tij të dhomës “pse më ke zënë krevatin”.
Më pas, sipas policisë, e ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri) 82-vjeçarin, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jtën.
Dy të moshuarit vuanin nga skleroza. Pas ngjarjes së rëndë, 78-vjeçari është arrestuar ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë./vizionplus.tv
Advertisement