Pse Mihajloviç do shkojë në gjyq nga shoku kroat i fëmijërisë dhe rinisë?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Stipe Majiç Pipe, ish-mbrojtës i Vukovarit, producent, skenarist dhe regjisor, njoftoi se do të padisë për shpifje Sinisha Mihajloviçin, ish-futbollistin e famshëm, tashmë trajner të Bolonjës,

Arsyeja është ajo që Mihajloviç shkruajti për të në dy biografitë e tij.

Majiç tha se ishte i shokuar.

 

Advertisement

Sinisha Mihajloviç thuhet se ishte ish-shoku i Majiçit, një person me të cilin ai ndau fëmijërinë dhe rininë e tij, me të cilin ai luante futboll dhe argëtohej në “Mustang”, një lokal i njohur në Vukovarin e paraluftës ku dilnin “të rinjtë e artë”.

Majiç iu referuar në fillim librit “E majta e Zotit”, një autobiografi e Mihajloviçit që u botua në 2007, por nuk diçka tjetër e tronditi Pipen.

Konkretisht, kohët e fundit Mihajloviç botoi autobiografinë tjetër – “Loja e Jetës”, në të cilën ai përshkruan jetën e tij, nga fillimet në Borovo Selo, përmes Crvena Zvezda-s, si lojtar në Itali, e në fund luftën kundër leuçemisë.

Dhe aty, Stipe Majiç, pothuajse përmendet në të njëjtën mënyrë si në atë të botuar 13 vjet më parë kur është fjala për pjesën  nacionaliste të çështjes, atë të luftës mes serbëve dhe kroatëve, në fillimet e viteve ‘90.

Advertisement

Në librin e parë, Mihajloviç akuzoi Majiçin se i kishte hedhur në erë shtëpinë. Në autobiografinë e fundit, Mihajloviç shkruan se Majiç dëboi prindërit e tij nga Vukovari dhe se ai i tha atij se si serb nuk mund të konsumonte qoftë dhe një pije në lokalin e Majiçit.

“Pra, e njëjta histori përsëritet, por me kualifikime të reja. Unë u trondita. Mihajloviç më akuzoi dy vjet më parë, domethënë u përpoq të më ndotte me atë trillim të neveritshëm që unë i hodha në erë shtëpinë e tij. Unë e mohova këtë në mediat serbe, por më pas nuk u lejova të hyja në ndonjë polemikë dhe mendova se historia kishte mbaruar.

Unë do ta padis për shpifje”, tha Majiç.

Për të është e qartë pse Mihajloviç po e lëshon këtë histori.

Advertisement

Sipas Majiç, ky është një justifikim klasik nga Mihajloviç për miqësinë e tij me kriminelin e luftës Arkan.

“Miqësia me një kriminel lufte duhet të justifikohet. Unë nuk e di pse ai tani përfshiu prindërit e tij që më adhuronin, pasi unë isha idhulli i Mihait në një farë mënyre. Nuk isha unë që i dëbova nga Vukovari, por ai vetë!

Kushëriri i tij mund të dëshmojë se si Miha thirri babanë e tij Bogdan dhe i bërtiti në telefon: ‘Më dëgjoni mirë atë që po ju them: bëhuni gati tani dhe lini Vukovarin. Po ju urdhëroj!”, tha Majiç, duke shtuar se kjo do sqarohet në gjykatë.

Ai pretendon se historia e Mihajloviçit është plotësisht e pakuptimtë dhe një gënjeshtër.

Advertisement

“Po të ishte e vërtetë, me siguri të gjithë në Vukovar do të dinin për këtë. Eshtë paradoksale që, nëse do t’i urreja serbët aq shumë, të mund ta kaloja me ta tërë rininë time duke u shoqëruar me të dhe disa miq të tjerë serbë? Pse do të më puthte (Mihajloviçi) çdo herë që u takuam në Romë, Udine, Maribor dhe Zagreb? Ju nuk përqafoni ose puthni ata që ju dëbon nga lokali dhe nuk u jep të pini sepse jeni serb, ose ata që hedhin bomba në shtëpinë tuaj,” tha Majiç.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy